MADCOM

INTERNET I SIGURTË

KËSHILLA PËR PËRDORIM TË SIGURT TË INTERNETIT

Rrjeti i Internetit në të gjithë botën aksesohet nga miliona përdorues, çdo sekondë të ditës. Prandaj Madcom ju ofron disa këshilla të thjeshta, për të mbrojtur abonentët e tij si edhe përdoruesit e Internetit kudo në Shqipëri.

Ju nuk duhet kurrësesi të hapni dokumente që ju vijnë me postë elektronike(email) nëse nuk e njihni personin apo kompaninë të cilën ju ka dërguar këtë Dokument. Kjo për shkak se këto dokumente të cilat duken si të vërteta, përmbajnë viruse të cilat hapin rrugën e keqbërësit për të vjedhur të dhëna sensitive tuajat.

Ju nuk duhet të bini pre e ofertave shumë të mira për të qënë të vërteta. Një taktikë e keqbërësve është një email, telefonatë apo mesazh ku ju informojnë se jeni fitues i një lotarie apo shorteu me një çmim të caktuar. Kontakti i parë me këta persona mund të duket i vërtetë, por ata thjesht duan të dhënat tuaja konfidenciale(ID/ Karta Krediti etj) për ti përdorur për hapje llogarish apo marrje huash në Banka apo Institucione Financiare.

Ju nuk duhet të përgjigjeni apo të përpiqeni të kontaktoni persona të cilët prezantohen si përfaqësues zyrtar të një Kompanie të madhe dhe Emër të njohur. Emaile si: johndoe@amazon.com janë thjesht trukime të  keqbërësve për tu dukur si përfaqësues të kompanive. Kjo sepse kompanitë e  mëdha kanë besueshmëri dhe si të tilla mund të gënjeheni duke ju dhënë, të dhënat personale apo të dhënat bankare personave të cilët nuk janë ata që mendoni ju.

Ju nuk duhet të përg jig jeni ndaj telefonatave të cilat ju vijnë nga numra të huaj. Kjo sepse tarifat e telefonatave me këta numra janë shumë të larta dhe nuk do të kuptoni asgjë deri në momentin e mbylljes së thirrjes. Keqbërësit e përdorin këtë metodë për të përfituar nga tarifat telefonike, por nëse juve e ndiqni bisedën e tyre mund të përfundoni duke dhënë informacione konfidenciale. Kini kujdes nga numra ndërkombëtarë të cilëve nuk ja njihni prefiksin.

Madcom angazhohet duke këshilluar abonentët e tyre por edhe të gjithë përdoruesit e internetit që të tregohen vigjilent ndaj çdo përpjekje keqdashëse për të mashtruar apo vjedhur të dhënat personale apo konfidenciale të çdo përdoruesi në rrjet.