MADCOM

politika e përdorimit
te drejtë

POLITIKA E PERDORIMIT TE DREJTE

Për të garantuar qëndrueshmërinë e shërbimit në masën e gjerë, Madcom ju ofron abonentëve paketa Internet me shpejtësi të lartë dhe PA Limit në përdorim.

Ofrimi i shpejtësive të larta të lidhjes, kërkon mbrojtje nga abonentë abuzues, të cilët shërbimin e internet e shfrytëzojnë për qëllime të jashtëligjshme si vjedhje, pirateri, nxjerrje informacioni, etj.  

Madcom është i perkushtuar  për të mos lejuar abuzimet (ngarkimin dhe shpërndarjen e jashtëligjshme), dhe në mbrojtje të klientëve e në zbatim të Nenit 99 të Ligjit 9918, si dhe në funksion të garantimit të një shërbimi cilësor, Madcom aplikon Politikën e Përdorimit të Drejtë (Fair Use Policy “FUP”) e cila e lejon të veprojë në kohë ndaj të gjithë klientëve që abuzojnë me shërbimin e ofruar nga kompania.

Nëse rezulton e provuar se klientë abuzues po cënojnë përdorimin normal të internetit, dhe për pasoje ndikojne ne shumicën e klientëve që përdorin rregullisht dhe me korrektësi shërbimin e ofruar,  Madcom rezervon të drejtën e përdorimit të FUP.